Kevin McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së pas 15 raundesh votimi
Kevin McCarthy është zgjidhur Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
McCarthy ka fituar detyrën pas 15 raundesh të votimit, pavarësisht se partia e tij ka pasur shumicën në dhomë.
Kryetari i i Dhomës së Përfaqësuesve përcakton axhendën e Dhomës dhe mbikëqyr punën legjislative. Posti është i dyti në radhë për nga rëndësia në presidencë, pas zëvendëspresidentit të SHBA-së.
Pas zgjidhjes, McCarthy ka shkruar në Twitter: Shpresoj që një gjë të jetë e qartë pas kësaj jave: Unë kurrë nuk do të dorëzohem. Dhe nuk do të dorëzohem kurrë për ju, popullin amerikan.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka përgëzuar McCarthy-n për fitoren e tij dhe ka potencuar se mezi ka pritur të bashkëpunojë me Partinë Republikane.
"Populli amerikan pret që liderët e tyre të qeverisin në një mënyrë që vendos nevojat e tyre mbi gjithçka tjetër, dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë tani", ka thënë ai, shkruan BBC, përcjell KosovaPress
Republikanët tashmë janë zotuar të nisin hetime mbi marrëdhëniet dhe administrimin e biznesit familjar Biden.