Urthi është një simptomë e një sëmundjeje të sistemit tretës ose e një diete joadekuate që shoqërohet me djegie të pakëndshme.
Për fat të mirë ka lehtësim edhe për të dhe vjen në formën e këtyre ushqimeve.
Zieni një copë xhenxhefili të pastruar dhe të copëtuar (me madhësinë e gishtit të madh) në ujë, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta dhe më pas pini. Kjo pije është efektive kundër llojeve të ndryshme të inflamacioneve, dhe do të qetësojë urthin.
2. Banane
3. Qumësht bajame
Kjo alternativë e shëndetshme ndaj qumështit klasik të lopës ose dhisë ndihmon në neutralizimin e acideve të stomakut. Me qumësht bajame, përzieni smoothie-n në të cilin duhet të shtoni dredhëz, banane dhe spinaq.
Një stomak i irrituar pëlqen ushqimet e pasura me fibra dietike si bollguri. Filloni në mëngjes me një tas me bollgur që do t'ju japë energji dhe do të shuajë çdo dhimbje të mundshme.
5. Kopër
6. Kefir dhe aloe vera
Përzieni një lugë gjelle lëng aloe vera me kefir dhe hajeni për mëngjes. Ky është një kombinim i mrekullueshëm që qetëson sistemin tretës, dhe përveç kësaj është mjaft i shijshëm.
Është e vështirë të gabosh me perimet. Hani sa më shumë perime me gjethe jeshile si brokoli, shpargu, selino dhe lulelakra që janë të ulëta në acid dhe janë të mira në luftën kundër acideve.