Ka përfunduar dita e parë e garave në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku gjashtë sportistë kosovarë garuan në sporte të ndryshme. Dita e parë kaloi pa ndonjë medalje të fituar për ekipin tonë.
Karate
Elhami Shabani pësoi humbje në rrethin e parë nga kampioni olimpik, italiani Luigi Busa, kategoria -75 kg.
Adelina Rama u mund në rrethin e parë nga qipriotja, Anthi Stylianou, kategoria -61 kg.
Shpetim Bajoku shënoi fitore në rrethin e parë të kategorisë -63 kg. Ai mundi tunizianin Abdesalem Sassi, me vendim unanim të gjyqtarëve. Bajoku u kualifikua në çerekfinale dhe është një fitore larg medaljes.
Patriot Behrami u mund në rrethin e parë të kategorisë -69 kg. Ai pësoi humbje nga marokeni Hamza El Barbari, pasi trajneri Besim Brahimi dorëzoi meçin. Sipas trajnerit, Patriotit iu shfaq një lëndim në raundin e tretë.
Valëza Rama ka garuar sot në disiplinat akrobaci dhe kapërcime të garave të gjimnastikës artistike.
Valëza nuk kishte fat, ngase pësoi një lëndim që e detyroi të mos vazhdojë tutje garimin.
Rinor Gllarevës i është shtyrë gara e cila ishte paraparë të mbahej sot. Ai garon të martën.