Këto janë koalicionet e reja parazgjedhore
Lexohet për: 2 min.
valmir elezi
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se gjatë periudhës 15 ditore, nga 16 gushti deri më 30 gusht 2024, 12 parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit për pjesëmarrje në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Elezi derisa tha se ka përfunduar afati për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje në zgjedhje, ka treguar koalicionet e reja parazgjedhore.

“Gjatë periudhës 15 ditore nga 16 gushti deri më 30 gusht, 2024, 12 parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit për pjesëmarrje në Zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, si në vijim: 1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT; 2. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30; 3. Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA; 4. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT; 5. Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim, me emrin e koalicionit: PDAK – LpB; 6. Partia e Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re, me emrin e koalicionit: LISTA PËR FAMILJEN, AKR PD. Gjithashtu, KQZ njofton se ka përfunduar edhe periudha për partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë se nuk dëshirojnë të garojnë në zgjedhje. Gjatë kësaj periudhe (16 gusht – 30 gusht 2024) tre  parti politike të regjistruara kanë njoftuar se nuk dëshirojnë të certifikohen për zgjedhje, si në vijim: 1. Partia Demokratike e Diasporës; 2. Lëvizja për Bashkim; 3. Partia Balliste”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024