Artan Demolli caktohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Artan Demolli caktohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) e ka caktuar z. Artan Demollin ushtrues detyre në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t.
Vendimi është nënshkruar nga ministrja Kusari-Lila dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.
“Sipas vendimit, z. Artan Demolli do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen vendimet e mëhershme lidhur me ushtrimin e kësaj detyre, pozitë e cila deri më tani është ushtruar nga Agim Xhuraj.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mbetet e përkushtuar për vazhdimin e funksionimit institucional dhe përmbushjen e obligimeve në kuadër të mandatit të saj”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.