Bike Fest Prizren, festivali më i madh i çiklizmit në Kosovë, do të mbahet këtë fundjavë nga data 21 deri më 23 qershor 2024 në qytetin e bukur dhe historik të Prizrenit.
Sipas njoftimit, ky festival synon të promovojë çiklizmin si një kulturë dhe mënyrë jetese të shëndetshme, të nxisë sportin dhe rekreacionin dhe të ofrojë argëtim për të gjithë pjesëmarrësit.
Gjithashtu, do të mbahet Pumptrack Challenge: Argëtim dhe adrenalinë për të gjithë çiklistët në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” më 22 qershor duke filluar nga ora 19:00.
“Poligoni “EDUBIKE”: Një aktivitet edukativ për fëmijët për përdorimin e sigurt të biçikletave në Galeria Shoping MALL, ku do të mësojnë shenjat e komunikacionit dhe përdorimin e mjeteve mbrojtëse. Show i BMX Freestyle: Aldo Nako dhe Can MTB do të ofrojnë një shfaqje spektakolare me truket e tyre në BMX më 22 qershor në ora 14:15. Spinus Circus Show: Një shfaqje akrobatike dhe magjepsëse me biçikletë nga Spinus Circus më 23 qershor në ora 12:00 në Sheshin e Dëshmorëve. Festivali do të kulmojë me një koncert të grupit Jericho më 23 qershor në ora 21:00. Grupi Jericho, i njohur për përzierjen unike të rock-ut dhe muzikës tradicionale shqiptare, do të sjellë një performancë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Regjistrimet për pjesëmarrje në aktivitete janë të hapura deri më 21 qershor dhe mund të bëhen përmes këtij linku: https://forms.gle/gH2BfW1Xae1RdN987 “, thuhet në njoftim.