Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procedimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Sipas rezultateve preliminare të proceduara në sistem nga 20.42 për qind të votave deri në orën 10:35, këta janë dhjetë kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes:
ALBIN KURTI me 43,386 vota, GLAUK KONJUFCA 34,037 vota, ALBULENA HAXHIU 19,459 vota, HEKURAN MURATI 16,895 vota, DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ 15,704 vota, XHELAL SVEÇLA 12,636 vota, AVNI DEHARI 11,522 vota, MIMOZA KUSARI LILA 10,809 vota, HAJRULLA ÇEKU 10,436 vota dhe i dhjeti deri tani EJUP MAQEDONCI me 9,374 vota.
Në dhjetëshen e LDK-së kjo është renditja nga lista e përditësimit prej KQZ-së:
VJOSA OSMANI SADRIU e para me 13,854 vota, LUMIR ABDIXHIKU i dyti me 12,517 vota, DOARSA KICA XHELILI me 10,012 vota, HYKMETE BAJRAMI me 7,650 vota, AVDULLAH HOTI me 6,965 vota, UKË RUGOVA me 5,890 vota, KUJTIM SHALA me 5,733 vota, ANTON QUNI me 4,639 vota, LUTFI HAZIRI ka deri tani 4,276 vota dhe i dhjeti ARMEND ZEMAJ me 4,237 vota.
Në zgjedhjet e 7 qershorit sipas KQZ-së është dalja më e ulët e qytetarëve në zgjedhje, krahasuar me dy palë zgjedhje parlamentare të vitit 2025.
