Kështu duhet të shmanget rreziku nga stuhia - 7 rekomandime nga IKSHP-ja
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kështu duhet të shmanget rreziku nga stuhia - 7 rekomandime nga IKSHP-ja
moti.jpg
22/07/2026 - 13:23
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me shtatë rekomandime për stuhinë e paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, e cila parashihet të shoqërohet me bubullima, dhe me rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë.

IKShPK-ja i rekomandoi qytetarët që të hyjnë menjëherë në një ndërtesë të mbyllur ose në një automjet, sapo të dëgjojnë bubullima, e të mos presin derisa shiu të bëhet më i fortë.

Po ashtu, i ftoi qytetarët të shmangin qëndrimin në fusha të hapura, kodra, plazhe dhe hapësira sportive, e të mos qëndrojnë nën pemë, pranë shtyllave elektrike, apo objekteve të larta, pasi ato rrisin rrezikun e goditjes nga rrufeja, transmeton KosovaPress.

Tjetër rekomandim i IKShPK-së për qytetarët është që gjatë ditës të largohen menjëherë nga uji, duke dalë nga pishinat, liqenet, lumenjtë a deti, dhe të mos përdorin pajisje elektrike, të lidhura me prizë gjatë stuhisë.

Qytetarëve iu rekomandua që të qëndrojnë larg dritareve, dyerve dhe verandave dhe të presin të paktën 30 minuta pas bubullimës së fundit para se të dalin përsëri jashtë.

Gjatë ditëve të fundit, Kosova është përballur me stuhi shiu, ku të njëjtat kanë bërë dëme në disa qytete si Suharekë, Istog, Prizren e vende të tjera.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026