Këshilli i Prindërve: Jo shkollës të shtunave, jo mësimit me zor
Lexohet për: 1 min.
Greva-ne-shkolla-9
2 vite më parë
Linku u kopjua

Këshilli i Prindërve të Kosovës edhe sot ka reaguar duke kundërshtuar zëvendësimin e orëve të humbura nga greva në arsim.

Ata i kanë thënë ‘jo’ vendimit të MAShTI-t pasi sipas tyre fëmijët kanë të drejta.

“JO – shkollës të shtunave! JO – mësimit me zor! Fëmijët kanë të drejta – obligohemi t’i mbrojmë!”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, sot në një konferencë për media tha se zëvendësimi i orëve të humbura nuk do të bëhet këtë të shtunë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, theksoi se vendimi i ministres së arsimit, Arbërie Nagavci, për zëvendësimin e orëve të humbura nga greva gjatë të shtunave, ka qenë i ngutshëm.

Postimi i plotë:

Këshilli i RIKUJTIM!

? JO - shkollës të shtunave!

? JO - mësimit me zor!

?? Fëmijët kanë të drejta - obligohemi t'i mbrojmë!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025