Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret vendimin për liberalizimin e vizave
Lexohet për: 2 min.
ambasa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në një komunikatën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASh) thuhet se “ky vendim, në të vërtetë i vonuar i Bashkimit Evropian, është një arritje historike e shtetit të Kosovës, institucioneve dhe popullit të saj, që kanë bërë të mundur plotësimin e të gjitha kushteve teknike e politike të vendosura nga Komisioni Evropian”,

KASh shfrytëzon rastin të përgëzojë të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës të përfshira në këtë proces për punën e tyre të palodhshme dhe profesionale në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara.

“Një falënderim i veçantë shkon për znj. Viola Von Cramon, Raportuese për Kosovën në Parlamentin e BE-së, për punën dhe përkushtimin e palodhur në arritjen e këtij qëllimi, i cili është i rëndësishëm, si për Kosovën ashtu edhe për BE-në”.

“AAC shpreh besimin se liria e lëvizjes, si e drejtë themelore dhe më se e merituar e qytetarëve të Kosovës, shkëmbimet dhe kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet qytetarëve, njerëzve të biznesit, shkencëtarëve, letrarëve dhe kulturës do t’i shërbejnë konsolidimit socio-ekonomik të Kosovës, promovimi i mëtutjeshëm i arsimit, shkencës dhe kulturës, imazhit dhe promovimit të Kosovës në Evropë dhe më gjerë. Rrjedhimisht, do t’i shërbente edhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. I urojmë suksese të mëtejshme Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike!”, përfundon shkrimi i KASh-it.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024