Gjumi është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe ndikon në gjithë aktivitetin e tij. Nëse nuk keni një gjumë të qetë, apo më keq akoma vuani nga pagjumësia, atëherë ndiheni përherë të pafuqishëm si dhe fillojnë problemet shëndetësore.
Nga ora 20:00 e pas (nëse mundeni më parë është më mirë!), mundohu të ngadalësosh ritmin, ndal punën, shtyji detyrat për nesër, fike kompjuterin, humbe kontaktin me mjedisin e jashtëm.
Mundohuni të shkoni në shtrat në kohë e caktuar.
Bëni dhomën tuaj të gjumit vendin e pushimit: zgjidhni llambat me dritë të ngrohtë dhe të butë, arredojeni atë me ngjyra natyrale dhe fibra natyrale.
Bëni një dush të ngrohtë para se të shkoni në shtrat. Ngrohja relakson muskujt dhe mukozën e frymëmarrjes, do të merrni frymë më mire.
Mos luani sport në orët e mbrëmjes. Nëse aktiviteti fizik gjatë ditës pajtohet me gjumin, pak para gjumit mund të kompromentoje pushimin e natës për shkak të rritjes së temperaturës së trupit dhe endorfineve! Para se të shkoni në shtrat ju mund të bëni yoga ose meditoni.
Darkë të lehtë dhe pak alkool. Shmangni pije energjike. Zgjidhni fruta, karbohidrate integrale, proteina, pa ngrënë shumë. Hani disa bajame në fund të ushqimit, ato përmbajnë magnez, i cili relakson muskujt.