Kërkohet një e dyshuar për vjedhje të pijeve në Prizren
Siguri
Lexohet për: 1 min.
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka vënë në kërkim një person të gjinisë femërore, nën dyshimet se më 21 maj 2024, rreth orës 18:15 në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare.

Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejtur një femër e moshës së re, e cila merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur.

Policia ka publikuar fotografinë e së dyshuarës nga video-regjistrimet nga kamerat e sigurisë dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e saj.

“Të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo informate apo dinë për vendndodhjen e së dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024