Ruajtja e tregut, eliminimi i barrierave burokratike dhe forcimi i lidhjes ekonomike është e rëndësishme për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, kështu është thënë gjatë një takimi mes zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).
Në këtë takim është bisedua mbi mundësitë e koordinimit dhe shtyrjes përpara të projekteve me benefite të përbashkëta, që ndërtojnë ura solide të bashkëpunimit.
“Ata shtuan se e shohin Procesin e Berlinit si mekanizëm të duhur të mbrojtjes dhe të produkteve të tyre”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Qeveria e ka bërë të qartë përmes dhe vendimeve të saj se cili është pozicionimi i Kosovës në rajon dhe ajo se si e shohim rolin tonë. Ai përmendi vendimin gjatë Qeverisë Kurti I të ndarjes së 10 mijë eurove për rindërtimin e shkollës së djegur në Dacaj -Rozhaje, ndarjen e 500 mijë eurove për Luginën e Preshevës, si mbështetje financiare për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia, e deri tek 2 milionë eurot e ndara nga buxheti si mbështetje për Luginën gjatë vitit 2022.
Më tej thuhet se una do të vijojë në intensifikimin e bashkëpunimit, ku ka sinjale pozitive marrë parasysh dhe rritjen e eksportit dhe importit gjatë vitit të kaluar mes dy vendeve. Ndërtimi i rrugëve dhe zonave të përbashkëta industriale e ekonomike, mbeten prioritare me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe përafrimit mes nesh.