Kërkohet 30 vjeçarja Emine Berisha
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Që nga data 2 tetor 2022 është raprtuar e zhdukur Emine Berisha nga Samadraxha e Suharekës.

Ishte bashkëshorti i saj ai i cili e lajmëroi këtë rast të zhdukjes së bashkëshortes.

Për herë të fundit është parë nga familjarët e saj më 02 Tetor  në mëngjes, kur ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e gruar në fjalë.

Prizren, 21 Tetor  2022 -Bashkëshorti i Emine Asip Berisha  nga Samdraxha e Suharekës, me datë 02 Tetor 2022 raportuar për zhdukjen e saj.

Emine (Asip) Berisha , lindur me datë 09.06.1992  nga Samadraxha, Suharekë ,  Republika e Kosovës, për here të fundit është parë  nga familjarët  e saj me datë 02 Tetor 2022  në mëngjes, kur ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Sipas ankuesit  viktima është:  Femër,  me peshe mesatare, flokët të gjata, 30 vjeçare.

Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse e shohin personin e njëjtë  apo  din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024