Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet në Kosovë i dyshuari për trafikim të drogës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet në Kosovë i dyshuari për trafikim të drogës
Policia e K
Foto Ilustruese
13/07/2026 - 18:11
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas gjerman, i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë për veprën penale të trafikimit të paligjshëm të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht Sektori FAST, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative.

I arrestuari, me inicialet F.R., kërkohej përmes INTERPOL-it për veprën penale "Trafikim i paligjshëm i substancave narkotike", e dënueshme sipas Kodit Penal të Gjermanisë.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti po trajtohet nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026