Kërkesa për azil në Gjermani ka rënë ndjeshëm, krahasuar me vjet e parvjet
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kërkesa për azil në Gjermani ka rënë ndjeshëm, krahasuar me vjet e parvjet
german police
03/07/2026 - 19:05
Linku u kopjua

Gjermania nuk më ai vendi ku njerëzit e huaj turreshin të shkojnë e të kërkojnë azil.

Kërkesat për këtë status po pakësohen gjithnjë e më shumë.

Madje, në gjashtë muajt e parë të këtij vitit, numri i atyre që kërkuan azil në Gjermani, viti ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, të premten, nga janari deri në qershor 2026 janë paraqitur vetëm 39.646 kërkesa të para për azil, raporton dpa, transmeton KosovaPress.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2025, Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë, e njohur si BAMF, kishte pranuar 61.336 kërkesa, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2024 ky numër kishte arritur në rreth 121 mijë.

Më 12 qershor hynë në fuqi, në të gjithë Bashkimin Evropian, rregullat e reja të reformës së sistemit të azilit. Ndër ndryshimet kryesore është lehtësimi i procedurave që u mundësojnë shteteve anëtare të deportojnë migrantët në vende të treta, edhe nëse ata nuk kanë lidhje me ato vende.

Ministri gjerman i Brendshëm, Alexander Dobrindt, pas marrjes së detyrës në prill 2025, urdhëroi forcimin e kontrolleve kufitare dhe autorizoi Policinë Federale që të kthejë mbrapsht azilkërkuesit, me përjashtim të personave të sëmurë, grave shtatzëna dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë të veçantë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, gjatë gjysmës së parë të këtij viti 14.270 persona janë kthyer mbrapsht ose janë dëbuar në kufijtë e Gjermanisë.

Po ashtu, autoritetet kanë arrestuar 494 persona të dyshuar për kontrabandim të migrantëve, ndërsa gjatë kontrolleve janë identifikuar edhe 4.074 persona ndaj të cilëve kishte urdhra arresti të papërmbushur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026