Kërcënoi prokurorin në zyrën e tij, i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për kanosjen e njërit prej prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Vendimi për të është marrë sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi ekziston dyshimi i bazuar se me datë  04.07.2024 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kanosur një Prokuror i Shtetit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Për rastin kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte shkuar në zyrën e prokurorit i veshur me antiplumb.

Kurse, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës e patën konfirmuar për KosovasPress, se ishte bërë kërkesë për paraburgim.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar), si dhe për të njëjtin, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, kishte thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Kundër aktvendimit, të Themelores palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

https://kosovapress.com/kanoset-ne-zyren-e-tij-nje-prokuror-ne-prishtine-i-dyshuari-kishte-te-veshur-antiplumb

https://kosovapress.com/kanosja-e-prokurorit-ne-zyren-e-tij-ne-prishtine-prokuroria-jep-detaje

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024