Kanoset në zyrën e tij një prokuror në Prishtinë, i dyshuari kishte të veshur antiplumb
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një prokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kërcënuar ditën e djeshme.

Ndërsa, rasti ka ndodhur në zyrën e tij.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari kishte shkuar në zyrën e prokurorit dhe e kishte kanosur me fjalë.

I njëjti kishte të veshur po ashtu një antiplumb.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024