Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se është duke monitoruar vazhdimisht situatën lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike.
Sipas ZRRE-së, në bashkëpunim me akterët relevantë do të ndërmerren veprime konkrete për të parandaluar çdo dëm të mundshëm ndaj konsumatorëve dhe për të garantuar një proces të drejtë dhe transparent të matjes së energjisë, raporton KosovaPress.
ZRRE thekson se në shumicën e rasteve të verifikuara, matja e energjisë ka rezultuar e saktë, ndërsa pasaktësitë lidhen kryesisht me devijimin e kohës tarifore. Megjithatë, sipas tyre, korrigjimet financiare në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë qenë në favor të konsumatorëve.
Po ashtu, ZRRE rikujton se KEDS dhe KESCO janë kompani të rregulluara që operojnë sipas kornizës ligjore dhe rregullative, ndërsa të hyrat e tyre përcaktohen nga vetë ZRRE, duke kufizuar mundësinë e përfitimit nga gabimet eventuale.ZRRE përfundon duke theksuar përkushtimin për transparencë, përgjegjësi dhe trajtim të drejtë të ankesave të konsumatorëve.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ditw mw parw ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 30 mijë eurosh ndaj KEDS, pasi janë konstatuar gjashtë njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit.