Këngëtari i njohur vuan nga diskalkulia, nuk mban mend as datëlindjet e fëmijëve
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Këngëtari i njohur vuan nga diskalkulia, nuk mban mend as datëlindjet e fëmijëve
15 orë më parë
Linku u kopjua

Robbie Williams, i cili iu bashkua grupit të njohur muzikor Take That si 16-vjeç ndërsa përgatitej për diplomim në shkollën e mesme, ka ndarë në një intervistë të re se po peshon shanset e tij për t’iu rikthyer provimeve pasi braktisi shkollën pa asnjë kualifikim.

“E lashë shkollën duke menduar se isha budalla... Tani dua vetëm t'u dëshmoj disa njerëzve që e kanë gabim”, tha ai.

Ai vazhdoi, duke shpjeguar se atë kohë ishte ende i pa diagnostikuar me disleksi, diskalkuli dhe ADHD.

“Gjithë jetën jam ndjerë keq, sepse nuk dinim për disleksinë në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë. E lashë shkollën duke menduar se isha vërtet budalla dhe u desh shumë kohë për ta kapërcyer këtë. Dhe tani dua vetëm të kthehem dhe t'u dëshmoj disa njerëzve që e kanë gabim - nuk jam budalla! Tani që thashë këtë ndoshta e bëra!”

Williams u diagnostikua me diskalkulia në vitin 2020, gjë që e ka lënë të paaftë për të bërë ekuacione të thjeshta matematikore dhe gjendja ka pasur një ndikim të madh në jetën e tij.

“Nuk i di datat e lindjes së fëmijëve të mi, nuk e di kur është përvjetori i martesës sime dhe nuk e di kur është datëlindja e gruas sime. Nuk e mbaj mend as numrin e shtëpisë sonë në Los Anxhelos. Ka katër shifra, por nuk më kujtohet se çfarë janë”, tha ai.

Pavarësisht diagnozës së tij dhe arsimimit jo të plotë, Williams arriti sukses të madh me Take That dhe më pas ndërtoi një karrierë mbresëlënëse solo që zgjati me dekada.

Këngëtari aktualisht është duke promovuar filmin e tij biografik “Better Man”, ku portretizohet si një “majmun CGI”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024