“Kemi mbetë në mëshirën e Zotit”, protestojnë përsëri banorët e fshatit Shipitullë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua
Banorët e fshatit Shipitullë të Komunës së Obiliqit, kanë protestuar përsëri para zyrave të KEK-ut në Prishtinë për shpronësim të tokave.
Banorët e fshatit kërkojnë që bordi i KEK-ut të dalë para tyre dhe para mediave që ta sqarojë këtë problem.
Banori, Shemsi Mjeku ka thënë se në këtë fshat janë shpronësuar 16 shtëpi dhe kanë mbetur vetëm 42.
Mjeku, ka treguar se shtëpitë kanë filluar të dëmtohen.
Ndërsa, banori tjetër, Arsim Mjeku ka shtuar se të premten e kaluar kanë mbajtur një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.
Në këtë takim sipas Mjekut i cili ka zgjatur për tri orë, ministrja Rizavnolli i u ka thënë atyre se këto procedura gjinden në përfaqësinë e KEK-ut dhe se duhet të ballafaqohen me ta.
Të njëjtit janë vendosur para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, duke pritur një përgjigje nga bordi i saj.