Banorët Shipitullës protestojnë para zyrave të KEK-ut në Prishtinë “duam ta shpronësojmë të gjithë fshatin”
Lexohet për: 2 min.
protesta e banoreve
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhjetëra banorë të fshatitit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë. Banorët kanë kërkuar takim me bordin e KEK-ut lidhur me shpronësimet e tokave, por që nuk kanë arritur të takoheshin.

Banori i fshatit Shipitiullë, Mus Mjeku ka thënë se që nga data 24 maj e kanë bërë këtë kërkesë, por nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga bordi.

Ndërsa, Ferki Mjeku ka shtuar se që nga viti 2004, banorët e këtij fshati nuk kanë të drejtë as të ndërtojnë shtëpi.

Po ashtu, Shemsi Mjeku ka theksuar se nuk do të dorëzohen derisa të marrin një përgjigje nga bordi.

Mjeku, ka potencuar se janë me fakte që disa toka janë shpronësuar në këtë fshat, por se kërkesa është që të shpronësohen në të gjithë fshatin.

Sipas tregimit të tij, zhurma është e padurueshme si dhe nuk ka rrugë, ambulantë e as shkollë.

Pas mosrealizimit të kërkesës për një takim me bordin e KEK-ut, protestuesit kanë vazhduar tek Ministria e Ekonomisë, pasi edhe në këtë institucion e kanë dërguar kërkesën e njëjtë për takim.

Protestuesit janë duke qëndruar para dyerve të ministrisë duke pritur një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024