Kelmendi: Askush nuk merrej me teknologjinë në ministrinë që planifikohej ta digjitalizonte arsimin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe pse vet emri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit tregon se merret me teknologji dhe inovacion, pas 20 viteve, nuk është gjetur asnjë person i posaçëm që merret me teknologji dhe digjitalizim në arsim.

Sipas, zëvendësministrit të arsimit, Taulant Kelmendi, digjitalizimi i arsimit ka ndodhur në letra.

E MASHTi ka gjetur edhe një projekt që ka kushtuar 5.8 milionë euro, për të cilin do të paguaj kredi deri në vitin 2032, por nuk është gjetur askund.

“Për 20 vite kur kemi shkuar në mars të vitit 2021, nuk kemi gjetur asnjë person që është marrë me teknologji dhe inovacion. Asnjë njësi, asnjë departament e asnjë zyrë që është marrë me teknologji dhe digjitalizim në arsim në MASHTi. Digjitalizimi në arsim ka qenë një temë ku janë shpenzuar miliona euro. Digjitalizimi i arsimit ka ndodhur në letra, kur kemi shku e kemi pa që ekziston një projekt që ka kushtuar 5.8 milionë euro e për të cilin kemi paguar kredi deri në vitin 2032 edhe nuk kemi gjetur askund”, ka thënë Kelmendi.

Kelemndi ka theksuar se kjo kontratë është dërguar në Prokurorinë Speciale.

“E kemi denoncuar në prokurorinë speciale e cila ndërkohë që po e vazhdon letargjinë e vet, ne po e vazhdojmë punën. E në kuadër të kësaj kemi krijuar departamentin e digjitalizimit të arsimit, divizionin për sistemin e arsimit e po ashtu divizionin për krimin e përmbajtjes digjitale”, ka theksuar ai.

Ai gjithashtu ka shtuar se MASHTi ka digjitalizuar licencimin e mësimdhënësve dhe kanë shtrirë rrjetin brez gjerë në 250 shkolla.

“Kemi digjitalizuar procesin e licencimit të mësimdhënësve. Tre licenca të mësimdhënësve janë të digjitalizuara, tashmë secili mësimdhënës mund të hy me proces të licencimit në mënyrë digjitale. Kemi shtritë internetin brez gjerë rreth 250 shkolla dhe pretendojmë e synojmë që deri në dhjetor të shtrijmë në 250 shkolla në tërësi në të tërë komunat e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024