Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin publik se njësia A4 në TC Kosova A pritet të ndalet në mënyrë të kontrolluar sonte, rreth orës 00:00, pas paraqitjes së problemeve në kondenzator.
"Bazuar në vlerësimet preliminare të ekipeve profesionale, është konstatuar se vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha teknike. Për këtë arsye, me qëllim të ruajtjes së integritetit të njësisë dhe evitimit të defekteve me pasoja më serioze, është marrë vendimi për ndalje të përkohshme dhe të kontrolluar.
Aktualisht, KEK është duke operuar me tri njësi gjeneruese: B2 në TC Kosova B si dhe A3 dhe A4 në TC Kosova A, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit në përputhje me kapacitetet në dispozicion.
Investimet strategjike dhe procesi i modernizimitKëto investime janë të parat të këtij niveli që nga fillimi i operimit të termocentraleve dhe janë planifikuar të realizohen gjatë periudhës 2025–2027.
Në këtë kuadër:
• Ndërhyrje të tilla teknike janë të domosdoshme dhe në shumë raste kërkojnë ndalje të përkohshme të njësive, si pjesë e një procesi të planifikuar për përmirësim afatgjatë.
KEK mbetet i përkushtuar për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke ndërmarrë në të njëjtën kohë investime thelbësore për të ardhmen e sektorit energjetik në vend.
Ndërprerjet e kontrolluara janë pjesë e përgjegjshme e menaxhimit të aseteve dhe synojnë parandalimin e dëmtimeve më të mëdha, duke siguruar operim më të sigurt dhe më efikas në afatgjatë.