Kearns i reagon Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, rreth deklarimeve të bëra për BBC në intervistën për Hard Talk.

Deputetja britanike Kearns tha se mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i kalkuluar ndaj të mbijetuarve.

“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është një armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës. Mohimi është vazhdimësi e vetë krimeve – ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, ka shkruar Kearns në X.

Ndërsa, presidenti Vuçiq, në intervistë derisa u pyet rreth zhvillimeve gjatë viteve të 90-ta, ai deklaroi se s’pajtohet për atë se kush ka qenë fajtor dhe përgjegjës për të gjitha gjërat e këqija që kanë ndodhur.

“Nuk pajtohem se kush ishte fajtor dhe kush ishte përgjegjës”, ishte shprehur Vuçiq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024