KE po punon për masa të shpejta në përgjigje të fermerëve italianë
Lexohet për: 1 min.
f2f2
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Evropian po punon për të siguruar një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj kërkesave të fermerëve italianë, tha të enjten komisionari evropian i Bujqësisë Janusz Wojciechowki. “Komisioni ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e fermerëve italianë. Ne po punojmë për të siguruar që veprimet tona, duke përfshirë masat mbrojtëse të importit, thjeshtimin dhe zinxhirët e furnizimit të drejtë, të ndjehen fuqishëm dhe të zbatohen me shpejtësi”, tha Wojciechowki pas pjesëmarrjes në asamblenë e shoqatës së fermerëve italianë Coldiretti në Bruksel.

“Përgëzoj punën e fermerëve italianë, ata kombinojnë metodat ekologjike me prodhimin cilësor për të arritur përfitime mjedisore dhe ekonomike dhe për të dhënë një kontribut jetik në sigurinë ushqimore”, shtoi ai. Fermerët në Itali, si në vendet e tjera evropiane, kanë organizuar protesta me traktorë për politikat kombëtare dhe evropiane bujqësore dhe mjedisore dhe vështirësitë e përgjithshme në këtë sektor. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025