Katër vjet burgim për Arsim Limanin që sulmoi gazetarin e RTK-së Alban Selimin
Lexohet për: 2 min.
albanii
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Me katër vjet burgim është dënuar Arsim Limani, i cili akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gazetarit të RTK-së, Alban Selimi. Ky vendim është marrë sot në seancë gjyqësore, ku trupi gjykues tha se të dënuarit i llogaritet edhe koha e paraburgimit.

Pala e dëmtuar pas shpalljes së vendimit janë ndarë të kënaqur me lartësinë e dënimit.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyçi njoftoi se Arsim Limani dënohet me katër vjet burgim.

Po ashtu, theksoi se i njëjti obligohet të paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale.

Avokati mbrojtës i gazetarit Selimi, Kujtim Kërveshi tha se si palë e dëmtuar janë të kënaqur me dënimin.

Ai tha se ky dënim do të shërbejë si kulturë për të gjithë ata që sulmojnë fjalën e lirë.

Edhe i dëmtuari, Alban Selimi tha se është i kënaqur me dënimin por se ende nuk e din motivin e personit se pse e ka kryer veprën penale.

Selimi përmendi edhe humbjen e një CD-je gjatë procesi gjyqësor. Ai tha se pret që të dihet arsyeja se pse ka humbur ajo CD.

Sipas dosjes së Prokurorisë i dënuari Arsim Limani ka tentuar të privojë nga jeta Alban Selimin përmes ndezjes së flakës në garazhin e shtëpisë së tij.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025