Katër pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërkohë që janë shtuar 296 infektime të reja në të gjithë Shqipërinë, gjatë 24 orëve të fundit.
122 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 20 në Sarandë, 19 në Vlorë, 15 në Fier, 13 në Lushnje, 11 në Gjirokastër, 10 në Durrës, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kamëz, nga 4 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Krujë, Vorë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Kuçovë, Tepelenë, Përmet, Himarë, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë, nga 2 qytetarë në Pukë, Lezhë, Kavajë, Patos, Mallakastër, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Peqin, Belsh, Poliçan, Skrapar, Devoll, Dropull, Divjakë, Roskovec, Dibër, Kukës.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numërohen 8.773 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.