Katër të arrestuar në Maqedoni të Veriut, dyshohen për lidhje me ISIS-in
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Policia_1-780x470
5 orë më parë
Linku u kopjua

Katër persona të dyshuar për krijimin e organizatës terroriste janë privuar nga liria, ndërsa Ministria e Brendshme në Maqedoni të Veriut ka ngritur kallëzime penale ndaj tyre.

Policia ka kryer kontrolle në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar dhe dyshimet janë se celula terroriste ishte e lidhur ideologjikisht me grupin e njohur terrorist- ISIS.

“Synimi i anëtarëve të celulës terroriste ishte kryerja e aktit terrorist kundër objektivave civile ose të ashtuquajtura objektiva të buta, gjegjësisht objekteve publike në vend, me qëllim të krijimit të ndjenjës së pasigurisë ose frikës tek qytetarët. Për të arritur qëllimin e tij, i akuzuari i parë ka krijuar disa grupe në rrjetin social Telegram, në të cilat shpërndante materiale propagandistike të marrë dhe të përkthyer më parë të ISIS-it duke rekrutuar anëtarë të ri”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Pas kallëzimit penal nga MPB-ja, prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tashmë ka marrë masa për këtë rast ndërsa të dyshuarit tashmë janë në paraburgim, Alsat.mk.

“Duke pasur parasysh se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik në fjalë ka dorëzuar propozime te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit. Gjykatësi ka pranuar propozimet dhe të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë”, thonë nga PTHP NKOK.

Gjatë kontrollit të kryer nga policia në prani të prokurorit kompetent publik, tek të gjithë të dyshuarit janë gjetur pushkë automatike, pistoleta, pajisje kompjuterike dhe telefona, të cilët do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtutjeshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025