Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës u ka bërë sot thirrje të gjithë qytetarëve për vigjilencë dhe kujdes të shtuar, dhe të raportojnë çdo situatë të dyshimtë, individë apo mjete të braktisura që mund të paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë.
Apeli vjen një ditë pas sulmit në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg që pasoi me viktima dhe qindra të lënduar.
Komuna e Prishtinës paralajmëron se do të ketë patrulla shtesë policore dhe kontrolle në sheshet kryesore dhe zonat me dendësi të madhe të qytetarëve, dhe se të gjitha ekipet emergjente të Kryeqytetit dhe Policisë së Kosovës do të jenë të gatshme 24/7 për çdo situatë të mundshme.
-Vëzhgoni rrethinën dhe lajmëroni menjëherë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, situatë apo individ që mund të paraqesë rrezik për rendin dhe sigurinë.- Mos hezitoni të raportoni mjete apo pako të braktisura në hapësira publike.
Lutemi për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopulluara si:
- Pikat e organizimeve kulturore dhe aktiviteteve të tjera publike.
- Kujdesuni për sendet personale gjatë lëvizjes në turma.
- Respektoni udhëzimet e organeve të sigurisë dhe sinjalizimet në trafik.
Masat që do të zbatohen gjatë festave janë si vijon:
1. Rritja e pranisë së forcave të rendit dhe sigurisë
2. Paralajmërim mbi përshkrimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike
• Kujtojmë qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i rrezikshëm dhe i ndaluar në hapësirën publike.3. Ndihma e shpejtë dhe shërbimet emergjente
• Të gjitha ekipet Emergjente të Kryeqytetit dhe Policisë së Kosovës do të jenë të gatshme 24/7 për çdo situatë të mundshme.