Mëlçia është një organ që punon shumë, ndër të tjera filtron gjakun dhe zbërthen lëndët e dëmshme.
Nëse shëndeti i këtij organi është i dëmtuar, qoftë për shkak të sëmundjes apo lëndimit, mund të ndodhë një efekt domino kur edhe pjesa tjetër e trupit do të vuajë.
Ënjtje
Cirroza e mëlçisë ndodh kur mëlçia dëmtohet për shkak të sëmundjes së avancuar, marrjes së tepërt të alkoolit ose diçka tjetër.
Simptomat shtesë që mund të vërehen janë humbja e oreksit dhe peshës, verdhëza, vjellja ose mavijosje.
Ngërçet e muskujve
Hulumtimet tregojnë se spazmat e muskujve shoqërohen me një cilësi të reduktuar të jetës tek njerëzit me cirrozë. Edhe pse hulumtimet nuk kanë treguar pse spazmat shfaqen te pacientët me cirrozë, ata besojnë se mund të jetë një çekuilibër i elektroliteve, sistemit endokrin...
Dhimbje kyçesh
Nëse hepatiti viral është shkaku i dhimbjes së kyçeve, mund të vëreni edhe simptoma të ngjashme me gripin, si lodhje, marramendje, të vjella, dhimbje barku, ulje të oreksit... Disa do të raportojnë urinë të errët ose jashtëqitje me ngjyrë të hapur, sipas Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Njolla në këmbë dhe krahë
Nëse organi i dytë më i madh në trup nuk funksionon siç duhet, që është mëlçia, ndryshimet shpesh do të vërehen në lëkurë dhe mund të jenë sinjali i parë i sëmundjes së mëlçisë, thotë një studim i Cleveland Clinic's Journal of Medicine.
Sipas ekspertëve, është e rëndësishme të njohësh në kohë sëmundjet e mëlçisë. Njollat mund të zhvillohen në duar, këmbë dhe pëllëmbë dhe mund të kenë ngjyrë të bardhë.
Sigurohuni t'i raportoni mjekut tuaj çdo ndryshim sepse, si me të gjitha problemet shëndetësore, ato trajtohen më lehtë dhe më me sukses nëse njihen në kohë.