Katër ndeshje të zhvilluara mes vete, këto janë statistikat mes Shqipërisë e Izraelit
Lexohet për: 2 min.
3-4 ndeshje
2 vite më parë
Linku u kopjua

Si pasojë e përjashtimit të Rusisë, kjo do të jetë vetëm ndeshja e dytë e Shqipërisë në UEFA Liga e Kombeve në Ligën B, pas promovimit të tyre nga Liga C gjatë edicionit të fundit.

Shqipëria e filloi këtë edicion me një barazim 1:1 si mysafire kundër Islandës të hënën mbrëma, gjë që zgjeroi rekordin e saj pa humbje në këtë garë në pesë ndeshje, respektivisht dy fitore dhe tre barazime.

Sidoqoftë, “Kuqezinjtë” tani janë pa fitore në të tre ndeshjet e tyre në vitin 2022, ku deri më tani kanë regjistruar dy barazime dhe një humbje, gjë që mund të jetë një shqetësim në rritje për trajnerin Edoardo Reja.

Sa i përket ndeshjeve mes Shqipërisë e Izraelit, të dy kombëtaret janë përballur katër herë mes vete, ku të dyja kanë regjistruar nga dy fitore, ndërsa takimin e fundit që e zhvilluan në tetor të vitit 2018, asokohe izraelitët shënuan fitore me rezultat solid 2:0.

Në anën tjetër, sa i përket formës momentale, të dy kombëtaret kanë bilanc të njëjtë të rezultateve, ku të dyja kanë regjistruar nga një fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Fakt interesant është që vetëm njëra kombëtare ka shënuar gol në katër përballjet direkte, kështu edhe duke e fituar ndeshjen më pas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025