Me vetëm katër ndeshje të mbetura në La Liga, sezoni i Real Madridit po i afrohet fundit me shumë zhgënjime. Eliminimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe distanca në garën për titull kanë lënë një shije të hidhur në kampin madrilen, ndërsa vëmendja tashmë po zhvendoset drejt verës dhe Kupës së Botës që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Turneu i madh ndërkombëtar pritet të jetë një mundësi për shumë lojtarë të shpëtojnë sezonin me paraqitje të forta në nivel kombëtaresh. Megjithatë, jo të gjithë yjet e Madridit e kanë të sigurt pjesëmarrjen.
Po ashtu, Trent Alexander-Arnold ka pasur një fillim të luhatshëm në Madrid dhe nuk është preferuar nga përzgjedhësi i Anglisë, duke e vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në turne.
Mesfushori Eduardo Camavinga po kalon një sezon të vështirë me pak minuta dhe konkurrencë të fortë, gjë që mund ta rrezikojë edhe vendin e tij në përfaqësuesen e Francës.Me shumë lojtarë ende në garë për një vend në turne, muajt e fundit të sezonit pritet të jenë vendimtarë jo vetëm për të ardhmen e tyre në klub, por edhe për ëndrrën e Kupës së Botës.
Real Madridi ndeshjen e ardhshme e luan kundër Barcelonës në El Classico më 10 maj, nga ora 21:00.