Kongresmeni amerikan: Deklarata e Paunoviqit e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së më 2027
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kongresmeni amerikan: Deklarata e Paunoviqit e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së më 2027
Joe Wilson Twitter
22/07/2026 - 11:48
Linku u kopjua

Kongresmeni amerikan Joe Wilson e ka quajtuar “të neveritshme” deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se ajo “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” nëse do të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998.

Sipas@Ëilson, komentet e zyrtares së lartë dëshmojnë se Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë ofertën e Beogradit për të organizuar takimin vjetor të vitit 2027.

“OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të ringjallur tensionet etnike”, tha ai, transmeton KosovaPress.

Kujtojmë se deklaratat e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës erdhën gjatë një emisioni për Kuririn serb.

KosovaPress ka raportuar për deklaratat fashiste të saj, ndërsa prej atëherë kanë reaguar edhe akterë politikë në rajon e më gjerë.

Ndërkaq, të enjten e javës së kaluar (16 korrik 2026), është dorëzuar edhe kërkesa zyrtare për shkarkimin e saj nga pozita e ministres në Serbi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026