Katari kërcënon BE-në me ndalimin e gazit
Bota
Lexohet për: 2 min.
gazi (2)
2 javë më parë
Linku u kopjua

Katari do të ndalojë furnizimin me gaz për Bashkimin Evropian nëse shtetet anëtare zbatojnë në mënyrë rigoroze ligjet e reja që vendosin gjoba për kompanitë që nuk përmbushin kriteret për emetimet e karbonit, të drejtat e njeriut dhe punës.

Ministri i Energjisë së Katarit Saad al-Kaabi tha për Financial Times se nëse një vend i BE-së vendos gjoba për mospërputhje në shkallën e përmendur në direktivën e kujdesit të duhur të korporatës, Doha zyrtare do të ndalojë furnizimin e tyre me gaz natyror të lëngshëm.

Direktiva, e miratuar këtë vit, kërkon që kompanitë e mëdha që operojnë në BE të kontrollojnë nëse furnitorët e tyre përdorin punë të detyruar ose shkaktojnë dëme në mjedis dhe të marrin masa kundër tyre.

“Nëse do të humbisja pesë për qind të të ardhurave të mia duke shkuar në Evropë, nuk do të shkoj në Evropë”, tha Kabi duke shtuar se pesë për qind e të ardhurave të Qatar Energy do të thotë pesë për qind e gjendjes së të ardhurave të Katarit.

Ai shtoi se janë paratë e popullit dhe se askush nuk do të pranojë t'i humbiste.

Direktiva është pjesë e një grupi më të gjerë kërkesash për t'i sjellë kompanitë në përputhje me qëllimin ambicioz të BE-së për arritjen e emetimeve zero të karbonit deri në vitin 2050. Por shumë kompani janë rebeluar brenda dhe jashtë BE-së, duke u ankuar se rregullat janë tepër të rrepta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025