Kastrioti mposht Rahovecin në finalen e parë të hendbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kastrioti mposht Rahovecin në finalen e parë të hendbollit
Kastrioti i Ferizajt ka bërë hapin e parë të madh drejt titullit kampion në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Rahovecin me rezultat 37-31 në ndeshjen e parë të finales së "Play-off"-it.
Në një atmosferë të zjarrtë në palestrën "Bill Clinton" para rreth 2,000 shikuesve, kthesa e madhe u bë pas 10 minutave të parë të barabartë, kur ferizajasit shpërthyen me një seri prej 7:0 për të krijuar një epërsi komode (15:9), të cilën "Vreshtarët" nuk arritën ta shkrinë më deri në fund.
Skuadrat dhe lojtarët më efikasë:
- Kastrioti: U udhëhoq nga Jeton Bislimi me 8 gola, i ndjekur nga Festim Mustafa e Albin Ahlin me nga 6, si dhe nga portieri Wadi Chebbi që u dallua me shumë pritje vendimtare.
- Rahoveci: Më i miri ishte Egzon Gjuka me 7 gola, ndërsa nga 5 herë rrugën drejt rrjetës e gjetën Tafilaj, Luzha dhe Fernandes.
Kastriotit i duhen edhe dy fitore për t'u shpallur kampion i Kosovës, ndërsa ndeshja e dytë finale do të zhvillohet këtë të shtunë në Rahovec.
KosovaPress