Kastrati i PDK-së: Kaçaniku tregoi pjekuri politike dhe vendosmëri për të ardhmen
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kastrati i PDK-së: Kaçaniku tregoi pjekuri politike dhe vendosmëri për të ardhmen
Shkelzen Kastrati PDK
04/06/2026 - 13:56
Linku u kopjua

Kandidati nga radhët e PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Shkëlzen Kastrati, ka falënderuar kaçanikasit për mbështetjen e dhënë.

Kastrati theksoi se Kaçaniku ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, të cilin e cilësoi si figurë që përfaqëson stabilitetin, punën dhe vizionin për zhvillimin e Kosovës.

“Kaçaniku tregoi pjekuri politike dhe vendosmëri për të ardhmen. Falënderoj secilin qytetar për besimin dhe mbështetjen. Ky është një mesazh i qartë se qytetarët duan zhvillim, përgjegjësi institucionale dhe perspektivë më të mirë për vendin”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026