Karateja i sjellë një tjetër medalje të artë Kosovës
Lexohet për: 1 min.
islam selmani
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sporti i karatesë po vazhdon të sjellë suksese të jashtëzakonshme për Kosovën.

Kosova së fundi u prarua me medaljen e artë të cilën ia solli garuesi i kategorisë Junior Male Kumite (lufta) -55kg, Islam Selmani në Kampionatin Evropian të karatesë i cili përfundoi më 19.06.2022 në Pragë të Çekisë, ku për herë të parë në histori dëgjohet himni i shtetit të Kosovës në gara zyrtare të federatave evropiane dhe botërore të karatesë, përcjellë KosovaPress.

Medalje të artë në sportin e karatesë Kosovës javë më parë i solli edhe karateisti Elhami Shabani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025