“Karagaçi” i Pejës, nikoqir i Kampionatit Ballkanik të xhudos
Lexohet për: 1 min.
14-Karagac
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se Kampionati Ballkanik i xhudos i radhës do të mbahet në Pejë.

Salla e sporteve “Karagaçi” në Pejë do të jetë nikoqire e Kampionatit Ballkanik të xhudos, ku marrin pjesë mbi 10 shtete, raporton KosovaPress.

Ky turne do të mbahet më 2 dhe 3 shtator, ku xhudistët pjesëmarrës do të garojnë në gara individuale dhe ekipore.

Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik (2 shtator), do të mbahen garat individuale. Luftërat preliminare fillojnë nga ora 10:00, kurse blloku final fillon nga ora 16:30.

Në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik (3 shtator), do të mbahen garat ekipore. Luftërat preliminare fillojnë nga ora 10:00, kurse blloku final fillon menjëherë pas luftërave preliminare.

Nikoqire e Kampionatit Ballkanik të xhudos 2023 është Kosova, ku marrin pjesë shtetet si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Qipro, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025