Është nënshkruar marrëveshja mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), e cila synon mbështetjen e ndërmarrjeve në vend. Ndërsa, Kosova do të përfitojë dukshëm nga kjo iniciative, duke marrë 22.1 milionë euro, ose 45 për qind nga 50 milionë euro gjithsej.
Po ashtu me këtë projekt që ka prioritet krijimin e së paku katër mijë vendeve të reja të punës, do të forcohet edhe ndërmarrësia dhe qëndrueshmëria e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.
Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha derisa ka theksuar rëndësinë e këtij projekti, ka thënë se Kosova do të përfitojë dukshëm nga kjo iniciative, duke marrë 22.1 milionë euro.
Zëvendësguvernatori i BQK-së, Milot Cakaj vlerëson se nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes në financa për sektorin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si dhe për ekonominë në tërësi.Në anën tjetër drejtori i KfW për Evropën Juglindore, Klaus Muller është shprehur i lumtur që janë pjesë e këtij rrëfimi që nga fillimi.
Gjatë ditës Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një ceremonie ka nënshkruar marrëveshjen në vlerë mbi 12 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfË) dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), për çka synohet përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.