Policia e Kosovës gjatë tri ditëve të fundit ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi në veri të vendit.
Në reagimin e tij, kryeministri Albin Kurti ka thënë se thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë që alarmojnë policinë.
Në Zubin Potok kapen uniforma, municion e pajisje tjera ushtarake • KosovaPress
Në lidhje me kapjen e kësaj sasie armatimi ditë më parë ishte deklaruar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.“Këto nuk janë thjesht mbetje të bandave kriminale e terroriste serbe, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta. Si Qeveri e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, pati deklaruar ai.