Ja kush po kërkohet për arsenalin e armëve në Zveçan, dyshohet për ndërlidhje me rastin Bajnska
Lajme
Lexohet për: 1 min.
IMG-20241119-WA0037
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake janë gjetur të martën në një shtëpi në Zveçan, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar dje se ky rast ka të bëjë me një person që është me interes për policinë, i cili dyshohet se ndërlidhet me rastin Bajnska, ndërsa përveç se është në kërkim, nuk është dhënë asnjë detaj tjetër.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se personi i dyshuar që ndërlidhet me rastin është Branisllav Sllavkoviq nga Zveçani, në shtëpinë e të cilit është gjetur armatimi.

Sipas këtyre burimeve, ai ka qenë punëtor i spitalit në veri të Mitrovicës dhe ka rreth tre muaj që së bashku me familjen e tij jetojnë në qytetin e Kralevës në Serbi.

Ndryshe, në bazë të njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të djeshëm janë gjetur tre kavanozë (bure) plastike të groposur ne dhe, në të cilat ka pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë, andaj dyshohet se këto të gjetura ndërlidhen me rastin Bajnska.

https://kosovapress.com/sekreti-nen-toke-cfare-fshihej-ne-buret-e-zvecanit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025