Kapet me Benzeman, Al Ittihad shkarkon trajnerin
Lexohet për: 1 min.
3-Al Ittihad
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-trajneri i Tottenhamit, Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga Al Ittihad pas spekulimeve të fundit të një përplasje me yllin e skuadrës Karim Benzema, për shkak të disa humbjeve me radhë në Ligën Pro Saudite.

Trajneri portugez u eliminua nga grupet e Ligës së Kampionëve të Konfederatës Aziatike nga skuadrat Al Quwa e Al Juwiya, pasi që Al Ittihad dështoi të fitonte në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit në ligë, raporton KosovaPress.

Al Ittihad ka disa yje në skuadër si ish-mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante e atë të Liverpoolit, Fabinho, dhe ish-sulmuesin e Celtic, Jota.

Por, pavarësisht se ka një skuadër me yje, Nuno ka vetëm dy fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Dhe pas humbjeve turpëruese nga Al Quwa dhe Al Juwia, tensione kishte në zhveshtore dhe thuhet sipas “Revelo” se Benzema e Nuno kishin përplasje mes vete.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024