Kapet mbi 80 gram kokainë në Graçanicë, arrestohen dy persona
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kapet mbi 80 gram kokainë në Graçanicë, arrestohen dy persona
policia1111
24/05/2026 - 10:11
Linku u kopjua

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Graçanicë nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas Policisë së Kosovës, njësiti i antidrogës (DHTN) ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë ndaljes së automjetit, pasagjeri dyshohet se ka hedhur jashtë një qese me pluhur të bardhë, për të cilin dyshohet se është kokainë, me peshë prej 81.8 gramësh. Ndërkaq, gjatë kontrollit ndaj vozitësit është gjetur edhe 0.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Pas arrestimit të të dyshuarve, në konsultim me prokurorin janë kryer bastisje në tri lokacione, ku është gjetur edhe 0.2 gram marihuanë.

Policia ka konfiskuar substancat e dyshuara narkotike, një telefon mobil dhe një pajisje elektronike DV.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026