Kapet hajni “serik” në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
policia-e-kosoves-naten-1
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e stacionit në Ferizaj, më 11 maj rreth orës 17:30, ka pranuar një informatë se në rrugën " Enver Topalli" ishte një rast i vjedhjes së motoçikletës.

Hetuesit policorë, pas një pune intensive, kanë identifikuar të dyshuarin H.B. (36), i cili dyshohet se përveç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje të tjera në Ferizaj, kryesisht goma dhe bandazhe të rrotave për makina.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit  nga policët hetues, në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka kryer vjedhjet.

Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025