Kapen cigaret të kontrabanduara
Lexohet për: 1 min.
cigare
2 vite më parë
Linku u kopjua

Njësitet Antikontrabande në magjistralen Aeroport-Prishtinë, kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues të dyshimtë, ku janë gjetur cigare të kontrabanduara me vlere prej 12,000.00 euro.

Sipas një njoftimi të Doganës, shmangiet nga detyrimet doganore llogaritet të jenë 63,756.00 euro.

“Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prishtine dhe pas intervistimit me Urdhër te Prokurorit Kujdestar dy te dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024