Kaos në futbollin brazilian, 23 kartonë të kuq në një ndeshje
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kaos në futbollin brazilian, 23 kartonë të kuq në një ndeshje
Kaos
09/03/2026 - 13:43
Linku u kopjua

Finalja mes Cruzeiro-s dhe Atletico Mineiro-s përfundoi në një betejë të vërtetë, duke detyruar ndërhyrjen e policisë ushtarake.

Gjithçka nisi në sekondat e fundit, kur një përplasje mes portierit Everson dhe mesfushorit Christian ndezi një sherr masiv ku u përfshinë të gjithë lojtarët.

Për shkak të dhunës, pasi përfundoi loja arbitri ndëshkoi 23 lojtarë me kartonë të kuq, 12 për Cruzeiron dhe 11 për Atleticon.

Mes të përjashtuarve ishte edhe ylli i njohur Hulk, i cili e cilësoi ngjarjen si "të turpshme për imazhin e futbollit brazilian".

Ndeshja u fitua 1-0 nga Cruzeiro, por fitorja mbeti në hije të skandalit prej dhunës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026