Një krizë e papritur kërcënoi futbollin holandez pasi klubi i NAC Breda kërkoi riluajtjen e ndeshjes kundër Go Ahead Eagles, me pretendimin se lojtari Dean James ishte i parregullt.
James, i cili ndryshoi nënshtetësinë për të përfaqësuar Indonezinë, teknikisht kishte humbur shtetësinë holandeze, duke u konsideruar lojtar jashtë BE-së pa leje pune. Federata Holandeze (KNVB) paralajmëroi se pranimi i këtij pretendimi do të krijonte një efekt domino, duke detyruar riluajtjen e të paktën 133 ndeshjeve ku përfshiheshin lojtarë me situata të ngjashme dualiteti, gjë që do ta zhyste kampionatin në kaos total.
Ky vendim u dha frymëmarrje klubeve si Ajax dhe Feyenoord, duke shmangur një precedent që do të bënte të pamundur përfundimin e sezonit futbollistik 2025/2026.
KosovaPress