Kante drejt rikthimit në Premier Ligë?
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur fillimisht nga “Guardian” në Angli dhe tani nga një numër burimesh të tjera, West Ham është në bisedime me Al Ittihad për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Chelseat, N'Golo Kante.

Një tarifë prej 20 milionë funtesh është numri që përmendet dhe francezi thuhet se dëshiron të kthehet në Londër, raporton KosovaPress.

West Ham i është drejtuar Al Ittihad për të pyetur për N'Golo Kanté si objektivin kryesor. Bisedime të drejtpërdrejta u zhvilluan mes klubeve dhe me kampin e lojtarit.

Pozicioni aktual i Al Ittihad është që nuk ka asnjë qëllim për të shitur Kantén, i konsideruar si lojtar kyç dhe profesionist i lartë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024