Kombëtarja e Anglisë e hapi me fitore ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Në xhiron e parë të Grupit C të këtyre kualifikimeve, Anglia e mposhti si mysafire Italinë me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.
Goli i Kane rezultoi të jetë i fitores për “Tre Luanët” sot, ndërsa sulmuesi anglez u bë edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Anglinë.
Pas ndeshjes, Kane u shpreh tejet i emocionuar, ku tha se ishte tejet speciale për të shënuar dhe ta fituar këtë përballje.
“Është një moment magjik. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan të shkoj në këtë fazë. Është një natë e mrekullueshme. Nuk kemi fituar në Itali për kaq shumë kohë. Të shënosh dhe të fitosh këtë lojë është thjesht speciale”, shtoi më tej Kane.
Harry Kane shënoi sot golin numër 54 me Kombëtaren e Anglisë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori të “Tre Luanëve”,